FSHF i ka dërguar një letër shumë të rëndësishme qeverisë shqiptare, më konkretisht Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Qeveria e Futbollit Shqiptar i ka paraqitur qeverisë një protokoll higjiene, pas konsultimit me ekspertë nga UEFA dhe FIFA, protokoll që ABC News e siguroi ekskluzivisht dy ditë më parë.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ FSHF sipas protokollit gjerman, si do të luhen ndeshjet në Shqipëri
Sot, FSHF i ka dërguar dhe letër Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkon krijimin e një grupi pune të përbashkët, për implementimin e këtij protokolli. Federata Shqiptare ka planifikuar ta ri-fillojë futbollin pa praninë e tifozëve dhe me masa të rrepta higjiene. Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare thirrjeve të FSHF-së.
Më herët sot, në lidhje direkte me ABC Neës, Lysien Nurishmi u intervistua nga moderatori Gerti Çarçani. Shefi i sektorit të garave në FSHF tha mes të tjerash se stadiumet e Superiores i plotësojnë kushtet që ndeshjet të luhen në kushtet e caktuara nga FSHF./abcnews.al
LEXO EDHE: Futboll në kohë pandemie: Nyrishmi zbulon planin, si do luhet në Shqipëri