Do të jetë një mrekulli që Arena Kombëtare të jetë gati në qershor. Punimet janë intensive, por shqetësimi më i madh është përfundimi i fushës.
Po punohet deri në 1 të natës, por afati i vendosur “nga lart” vështirë të kapet.
Arena e re Kombëtare e futbollit ndryshon nga dita në ditë, veçse ka aq shumë gjëra për të bërë saqë gatishmëria në qershor duket thjesht një mrekulli. E pohon edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, në intervistën për ABC News.
Dervishaj: “Në qershor besoj do jemi gati për të filluar testet për të kolauduar objektin. Kemi vënë plan që qershori të jetë muaji përfundimtar i stadiumit, por do luajë në qershor apo jo, kjo varet nga testet sesi do i pranojë UEFA do japë certifikimin apo jo. Sforcimi i madh se duhen bërë shumë gjëra njëkohësisht”.
Por, cili është problemi më i madh për vonesën?
Dervishaj: “Kemi problemin e fushës se UEFA nuk pranon t ëluajë në fushaq qn ënuk kanë kaluar një muaj. ne d bëjmë trajtim intensiv, por është në të drejtën e tyre se varet cfarë difeketesh mund të ketë”.
Ka edhe një arsye tjetër për vonesën, gjyqi me qeverinë për rimbursimin e TVSH-së.
Dervishaj: “Kemi fituar shkallën e parë, presim vendimin e Apelit, shpresojmë se stadiumi nuk ka nevojë për 10 mln euro, por nëse nuk i marrim, vonohet koha e vënies në punë e stadiumit”.
Ja dhe një shqetësim tjetër lidhur me qeverinë, mosdhënia e kontributit të saj si aksionere në stadium me 25 për qind.
Dervishaj: “Në bazë të legjislacionit ka kohën e vet kur duhet ta derdhë, po besoj do e derdhë dhe kjo do ndihmojë stadiumin, nëse nuk e derdh ka rrugë ligjore. Qeveria ka qenë bashkëpunuese”.
Në stadium kanë filluar punimet për bazamentin e fushës, si rulimi dhe hedhja e shtresave sipas projektit. Në 15 ditëshin e parë majit pritet që gjithçka të jetë gati për vendosjen e tapetit të barit.
Po ashtu po vendoset ndriçimi, po bëhen punime të brendshme në dhomat e zhveshjes, tribunën VIP, te gazetarët, banjot, ndërsa pritet vendosja e stolave pas heqjes së skelave. Gjithashtu, është duke përfunduar vendosja e fasadës. /abcnewsw.al