Derbi mes Tërbunit dhe Burrelit u mbyll në barazim 1-1. Miqtë nga Mati kaluan të parët në avantazh me anë të Almeida, por Rasha ia doli të evitonte humbjen e vendasve në minutën e tetë shtesë.
Ultrasit pukjanë shfrynë inatin e tyre ndaj FSHF-së gjatë përballjes së sotme. Ata ishin pajisur me maska mbrojtëse dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej: ‘F$HF është koronavirus‘. /abcnews.al