FSHF Duka: Kam besim në një rezultat pozitiv në Islandë

schedule14:10 - 3 June, 2019

schedule14:10 - 3 June, 2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka besim se kombëtarja mund të marrë rezultat pozitiv në Islandë, për Evropianin, pavarësisht nga mungesat. Ai vlerësoi edhe Kukësin, për fitoren e trofeut të fundit të sezonit.

Në “Elbasan Arena”, këtë herë ishte për finalen e Kupës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, natyrshëm, u pyet për përballjen Kukësi-Tirana, përpara sesa të kalohej te kombëtarja.

Kjo është lojë dhe është objektive por megjithatë mendoj që ishin dy skuadrat më të mira. Në një finale kupe si sot nuk ishte cudi ta fitonte edhe Tirana sidomos pjesën e dytë Tirana luajti më mirë se Kukësi por gjithsesi Kukësi besoj e meritoi“, tha Duka.

Interesimi kryesor i tifozëve shqiptarë, sidoqoftë, është për ekipin përfaqësues, që luan në Islandë dhe më pas ndaj Moldavisë, në eliminatoret e Evropianit.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme por ajo që synojmë është të jemi pjesë e garës deri në fund jo thjesht për të luajtur për një vend nderi por për tu kualifikuar merr rëndësi të vecantë. jemi me 3 pikë, do të konsideroja rezultat pozitiv, mjafton mos vijmë me o pikë nga Islanda. Cdo lloj rezultati tjetër barazim ose fitore do na mbante në lojë deri në fund sigurisht”, tha ai.

Rezultatet, gjithsesi, mund të rrezikohen nga problemet e fundit me dëmtimet.

Besoj që është përgatitur mirë, kemi disa futbollistë të dëmtuar që nuk do jenë pjesë e ekipit por që gjithsesi ato që janë në fushë do ti konsiderojmë më të mirët, duhet të tentojmë fitoren”, deklaroi Duka.

Kombëtarja është prej së dielës në Frankfurt të Gjermanisë, ku po përgatitet për ndeshjen në Islandë, që luhet në 8 qershor./ABC News Albania 24/7