Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fshesa” në PD nis nga Elbasani/ Doris Madhi: Më përjashtuan në mënyrë arbitrare

schedule15:49 - 29 Mars, 2026

schedule 15:49 - 29 Mars, 2026

Operacioni fshesa në PD vetëm sapo ka filluar. Pas përjashtimit të dy këshilltarëve në Durrës, kryetarja e grupit të këshilltarëve bashkiakë demokratë në Elbasan, Doris Madhi pretendon se është përjashtuar nga PD.

Por nëse dy këshilltarët në Durrës mbështesnin Salianjin, por u përjashtuan me akuzën e selisë qendrore se në fushatën e 11 majit punuan për PS, Madhi në Elbasan akuzon deputetin e listës së mbyllur të PD, Blendi Himccin si organizator të përjashtimit të saj me qëllim spastrimin e listave në prag të zgjedhjeve për kryetarin e PD.

Në qarkun ku PD mori një nga humbjet më katastrofike në zgjedhjet e 11 majit, Elbasan, nën drejtimin e Tomor Alizotit, i cili u fut me premtimin se do të hante të gjallë socialistët, por doli me 4 mandate, dhe përfundoi duke ngrënë gjithmonë figurativisht të gjallë vetë demokratët.



E pikërisht nga ky qark ka filluar edhe katapultimi i demokratëve të përjashtuar në administratën e qeverisjes socialiste, me ish-deputeten Zheni Gjergji të emëruar drejtoreshë e spitalit rajonal Elbasan apo Dashnor Sulën, të emëruar kryeinspektor të përgjithshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!