‘Fshesa’ e Ramës mbërrin në Theth/ Karamuço: Policia ka gabuar në referim. Djegia e një hoteli me leje, për shkak të konkurencës

schedule20:22 - 10 Korrik, 2025

schedule 20:22 - 10 Korrik, 2025

Eksperti Ervin Karamuço ka komentuar aksionin e fundit të Ramës në të gjithë vendin sa i takon zaptimit të hapësirave publike në mënyrë antiligjore. Karamuço tha se prokurorët duhet të zbresin në terren dhe nuk mund të dërgojnë pushim të vendimit me përfytyrim. Më tej, eksperti tha se kanë nisur konfliktet në Theth mes subjekteve të biznesit me leje dhe pa leje, ku një hotel është përfshirë nga flakët për shkak të konkurencës.

“Përshkrimi në vendimin e pushimit nuk përkon me pamjen që kemi parë. Aty thotë konstruksione druri, disa rasa dhe ndërkohë kur u hoqën kabinat aty ishte beton. Ky është një mësim i madh që prokurorët nuk duhet të dërgojnë një vendim pushimi me përfytyrim.

Duhet të shkohet në terren. Dhe policia ka bërë gabim, ka referuar në mënyrë ta gabuar. Ka dhënë premisa që ajo të pushohet. Është djegur një hotel për konkurencë që ke mbështetur disa dhe nuk po të gjen asgjë. Kjo ka sjellë dhe përplasje midis atyre me leje dhe atyre pa leje.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!