Fshehu të shkuarën, Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj gjyqtarit Luan Daci

schedule11:50 - 22 Maj, 2020

schedule 11:50 - 22 Maj, 2020

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka mundur që të zhvillojë seancën gjyqësore për masën e pezullimit nga  detyra të gjyqtarit të KPA Luan Daci.

Ai akuzohet nga SPAK, për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 nga KLD. Ky vendim mban firmën e ish-presidentit Rexhep Mejdani.

Në Gjykatën e Posaçme Luan Daci nuk ishte i pranishëm. Avokati i tij paraqiti një raport 14 ditor duke theksuar se klienti i tij ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe se nuk mund të ishte i pranishëm në seance.Gjyqtarja Daniela Shirka vendosi shtyrjen e procesit për më 24 Maj, pasi sipas ligjit, togat e zeza kanë detyrimin për ta dëgjuar.

Në seancën e radhës do t’i do të paraqiten provat e prokurorisë dhe arsyeja pse është vendosur masa e pezullimit nga detyra.

Burime për “ABC News” kanë bërë me dije se gjyqtari Daci do të mbrohet me argumentin, se ka statusin e një Gjyqtari Kushtetues dhe nuk mund të largohet nga detyra pasi në ligjin themeltar parashikohet se një anëtarë i Gjykatës Kushtetuese shkarkohet kur ka krye një krim të rëndë ose kur arrestohet në flagrancë.

Në 2019 anëtarja e këshillit të lartë të prokurorisë, Antoneta Sevdari ka deklaruar gjatë procesit në KPA, se Luan Daci gjatë intervistës në KLD në vitin 2016 ka fshehur shkarkimin dhe ka deklaruar se është dorëhequr nga detyra.

Gjyqtari Daci u kallëzua në SPAK nga ish-prokurori Besnik Cani.

Ndërsa kërkesa për shkarkimin e tij nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997, ka pasur edhe nga prokuror dhe gjyqtarë të tjerë që kanë pasur në përbërje të trupës Gjykuese, në procesin e “Vettingut”, Luan Dacin.

Daci u zbulua se kishte fshehur shkarkimin e tij nga detyra nga Këshilli Lartë i Drejtësisë në vitin 1997, gjë e cila është kategorikisht e ndaluar për ata që duan të bëhen pjesë e drejtësisë së re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!