Autoritetet kineze kanë arrestuar pesë persona me dyshimin se kanë fshehur numrin e të vdekurve nga një përmbytje në një kantier ndërtimi në provincën Sichuan, njoftuan media shtetërore në Kinë. Pesë persona të përfshirë në projektin e ndërtimit u arrestuan, raporton Reuters.
Pas një hetimi, zyrtarët e qeverisë lokale njoftuan se katër persona u vranë, 48 u zhdukën dhe 149 u shpëtuan në përmbytjen në qarkun Yinyang më 21 gusht. Fillimisht, autoritetet në Jinyang thanë se 79 persona ishin shpëtuar dhe gjashtë persona ishin të zhdukur.
Rajonet në mbarë Kinën janë përballur me javë të tëra shirash të dendur që kanë shkaktuar vdekje, përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut, sipas Reuters./abcnews.al