Fshehën emigrantët në mobilje dhe tentuan t’i transportojnë në Britani, burg për çiftin francez

schedule22:26 - 15 Shtator, 2023

schedule 22:26 - 15 Shtator, 2023

Një çift trafikantësh francezë u dënuan sot me 9 vjet e 11 muaj burg nga një gjykatë britanike pasi tentuan të ndihmojnë disa emigrantë vietnamezë të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Junior Toussaint dhe Andre Paul u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Magjistraturës Hoover në Anglinë jugore. Ata kishin fshehur një grua vietnameze dhe tre fëmijë në mobilje, përfshirë divane dhe garderobë, të cilat i kishin transportuar me furgonin e tyre nga Franca në Portin e Nju Haven.

Rojet kufitare angleze dyshuan ndaj tyre dhe kontrolluan furgonin.

Ata vunë re se divanet po lëviznin dhe gjetën emigrantët të fshehur nën dyshekë dhe në mobilje të tjera, tha ministria e brendshme.

Fillimisht, çifti pretendoi se nuk ishin në dijeni të pranisë së emigrantëve në automjet, por gjurmët e gishtave që ata lanë tregonin përfshirjen e Toussaint. Andre Paul kishte bërë disa udhëtime “të dyshimta” në Britani në muajt e kaluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!