Fshati zviceran “kopjon” Venecian, vendos tarifë për vizitorët për shkak të turizmit masiv

schedule11:04 - 21 Maj, 2024

schedule 11:04 - 21 Maj, 2024

Ndërsa Venecia vendosi një tarifë prej 5 eurosh për turistët që kërkojnë të shohin qytetin, një fshat i njohur në Alpet zvicerane po kërkon të ndjekë të njejtin shembull.

Autoriteti lokal në Lauterbrunnen, një luginë në rajonin malor Bernese Oberland të Zvicrës, po kërkon mënyra për të frenuar turizmin masiv.

Komuniteti i vogël dhe piktoresk i Lauterbrunnen, i cili është shtëpia e më pak se 800 banorëve, po përballet me rrugët e mbipopulluara, rrugët e mbuluara me plehra dhe qiratë e larta.

Një ide që po shqyrtohet është vendosja e një tarife për disa vizitorë.

Tarifa e propozuar, e cila do të paguhet përmes një aplikacioni smartphone, do të jetë midis 5 dhe 10 franga zvicerane (5,50 deri në 10,99 dollarë) dhe do të zbatohet për vizitorët që kalojnë gjatë ditës me makinë.

Tashmë ka më shumë se 60 destinacione në mbarë botën ku tashmë është vendosur kjo lloj takes, dhe vendosja e taksave të tilla turistike shpesh rezulton e diskutueshme.

Dita e parë e tarifës së hyrjes në Venecia më 25 prill u prit me protesta nga disa vendas që mendonin se vendi ku jetonin po kthehej në një park tematik. Qyteti i famshëm, do të vazhdojë vendosjen e tarifave deri më 14 korrik.

Lugina e Lauterbrunnen është shtëpia e atraksioneve të shumta, duke përfshirë Staubbach Falls, një nga ujëvarat më të larta të Evropës në 270 metra.

Vitin e kaluar, industria zvicerane e hotelerisë shënoi nivelin e saj më të lartë ndonjëherë të qëndrimeve gjatë natës gjatë një sezoni veror me 23.9 milionë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!