Prej më shumë se 30 vitesh në fshatin Sulaj të njësisë administrative Dërmënas në bashkinë e Fierit, nuk është kryer asnjë investim.
“Në fshatin tonë nuk ka asnjë lloj investimi. Nuk ka rrugë, s’ka kanalizime, s’ka ujë të pijshëm, për arsye se as kryetari komunës nuk interesohet.”
“Ik ne Baltëz, ik kudo rrugët janë shtruar. S’ka hedhur një makinë zhavorr. Vjen kanali deri këtu dhe stop, vjen vaditja s’ka. Ujë s’ka,” shprehet një prej tyre.
“Ne do bëjmë diçka tjetër. Do marrim skerpin dhe do cajmë rrugën. Do paguajmë dikë do presim rrugën.”
Thonë se nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje.
“Ca mos jemi gjë gjerman ne shqiptar jemi. T’u vijë turp sepse na kanë lënë për faqe të zezë. Bie fjala në vesh të shurthur. Nuk do t’ia dijë bota, ja si punohet këtu.”
Mungesa e investimeve ka bërë që shumë banorë të largohen nga fshati
“Unë kam ngelur këtu, djemtë janë larguar po ta dali momenti do iki. Vete skam investuar në shtëpi. kur të dali momenti do iki dhe unë.”
Bashkia e Fierit ka reaguar duke bere te ditur se për dy javë do të nisin punimet për asfaltimin e rrugës kryesore.
“Në listën e projekteve është edhe rruga e fshatit Sulaj. Janë hartuar projektet, dhe ne fund të kësaj jave mbyllim kontratat, javës tjetër nis prokurimi i këtyre rrugëve. Dhe afati është dy muaj.”
Në fshatin Sulaj nga 200 familje që jetonin dikur, sot kanë mbetur vetëm 50. /abcnews.al/


