Fshati, që vizitoi Françesku/ Banorët kujtojnë me emocion takimin me Papën në 2014

schedule15:13 - 26 Prill, 2025

schedule 15:13 - 26 Prill, 2025

Banorët e Bubqit  përshëndetja e Papa Françeskut rreth 11 vjet më parë i emocionon dhe  kur e kujtojnë sot

Shumë prej tyre  janë myslymanë, por besimi nuk i pengoi të dilnin për ta pritur gjatë vizitës së  tij në Shqipëri.

“Privilegj shume i madh qe vizitoi Papa fshatin tone. Dolem te porta me femije duke e pershendet. Na pershendeti me dore… na dha emocione… ”

“E mbaj mend shume mire se sa pata hyre ne shtepi te re …
Na erdhi drita, na erdhi rruga
Patem dale si familje… na ka pershendet me dore.”

Ky fshat rreth 40 km larg Tiranës ishte ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para se të largohej nga vendi ynë kur e vizitoi shtatorin e vitit 2014.

I madh e i vogel edhe  nga fshatra  përreth  tregojnë banorët  e zonës ishin rreshtuar në antë të  rruges ku do te kalonte makina e tij vetem për një përshëndetje.

“Na pershendeti, kemi shku te Betania, e kemi pare nga afer.
Na ka pershendet te gjitheve.”

Lajmi i largimi i Atit te Shenjte nga jeta tokesore i trishton. Si per te treguar  bashkejetesen fetare mes shqiptaresh vleresuar  dhe nga Papa Francesku  ne ate kohe ngushellimet i shprehin si ja do feja e tyre.

“Ne jemi myslyman e themi shkofte shpirti ne xhenet.

“Nje zot kemi… zoti e cofte ne parajse”.

Papa zgjodhi te vizitoi Bubqin pasi ketu ndodhet Qendra Betania.  Fale misionareve katolike italiane ate rreth 70 fëmijë jetimë, të braktisur, e me probleme sociale e kishin strehë në atë kohë.

Qendra kete te hene  i ka dyert e mbyllura. Banoret e saj jane larguar ne mengjes heret  drejt nje qyteti tjeter, nje ritual qe e kryejne perhere pas Pashkësh.

Por  at Davidi  drejtuesi i Famullise se Bilajt, nje fshat prane  qe drejton dhe meshat ne kete qender thote se porosia  e  Atit te Shenjte te shenjte percillet ne Qender çdo dite.

“Lejoi femijet qe te vijne tek zoti per te gjej vendin e vet, dashurine e zotit…”

42 vjeçari nga Polonia sherben ne Shqiperi prej 15 vitesh.   Kur Papa Françesku vizitoi Tiranen sherbente ne Malesi te Madhe dhe ishte nje prej prifterinjve qe takoi me te.

“Si prifterinj kemi marre pjese ne meshen e shenjte sheshi nene tereza pastaj tek katedralja… moment i thelle shume i bukur hera e pare qe kam takuar zevendesuesin e shen pjetrit  ne bote… e vetmja here …”

Rreth 11 vjet pas asaj vizite tashme qe drejton një famulli  pjese e te ciles jane 6 fshatra me rreth 1500 besimtare katolike  dhe qendra ku Papa Françesku  la porosite e tij  at Davidi mban në mend  një mesazh te tij.

“Te jete bari i mire, per njerezit qe kemi ne kujdes, ti jemi sa me afer, te shkojme pas jezu krishtit shpetimtarit tone”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!