Këta janë banorët e fshatit Polis Vilan të Librazhdit. Ata ndihen të persekutuar nga çdo sistem politik që prej kohës së diktatorit Enver Hoxha.
“Fshati jonë ka qenë i persekutuar edhe gjatë kohës së Enver Hoxhës. Tani ndihemi dyfish më të persekutuar. Nuk po na ndihmon as shteti, as zona”.
Enveri na quante horra dhe na persekutoi tani jemi dyfish të persekutuar
Në këtë fshat jetojnë 30 familje.
Një pjesë e tyre kanë dalë në protestë dhe kanë renditur të gjitha problemet me të cilat përballen çdo ditë, por dhe ato që ju janë shtuar tani pas izolimit të vendit nga koronavirusi.
Disa nga kryefamiljarët që dolën në rrugë thonë se deri tani nuk kanë marrë ndihma ushqimore.
“Jemi të bllokuar, pleqtë i kemi të sëmurë. Askush nuk do t’ja dijë për ne”.
Për shkak të mosvëmendjes së pushtetit dhe mungesës së ushqimeve dhe kanë thirrur mediat dhe drejtuesin e degës së PD-së në Librazhd, i cili i drejton një thirrje pushtetarëve.
“Çfarë duhet të bëjnë këto familje? Duhet ta braktisin vendin apo duhet të gjejnë dorën e ngrohtë të shtetit? Dua ti bëj thirrje Taulant Ballës i cili po udhëheq vendin e ka lënë në harresë zonat e veta”./abcnews.al