Kjo e moshuar është e besimit mysliman, por çdo 29 shtator shkon në kishë. Është festa e Shën Mëhillit që bën bashkë banorët e fshatit Mali i Bardhë të Kurbinit.
“Ne jemi myslimanë dhe vijmë në kishë, unë vij çdo festë”.
Ky fshat në Kurbin është dëshmia e harmonisë fetare të shqiptarëve ndër shekuj. Rreth 95 % e banorëve të tij janë mysliman, por pavarësisht besimit të tyre mbi gërmadhat e kishës së vjetër, një objekt kulti 700 vjeçar, ndërtuan kishën e re.
Kisha duket se ka afruar më shumë myslimanë e të krishterë. Banorë të fshatit tregojnë se e vizitonin dhe kur ishte e ndaluar.
“Kishë e vjetër vinim me Partinë e Punës shëronim fëmijët, kemi ardhur përherë këtu … për shtunë e të martë vijmë përherë”, shprehet një qytetar.
Myslimanë e të krishterë në Mal të Bardhë kryejnë bashkë ritet fetare për festën e Shën Mëhillit. Ndërkohë çdo vjeshtë këtë fshat me histori të rrallë e vizitojnë dhe banorë të zonave përreth.
/abcnews.al/