Ashtu te bashkuar, banoret e fshatit festojne ne Kishën e Shen Mëhillit rreth 800 vjeçare edhe pse fshati me rreth 900 banorë llogaritet të këtë vetëm pesë shtëpi katolike.
Pjesa tjetër është e besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndarë, përkundrazi i ka lidhur më fort mes tyre, në respekt të besimit e të tolerancës se gjithsecilit. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë, të thonë malbardhasit.
Në Malbardhë janë treguar të gatshëm dhe katolikët që mbështetën myslimanët për ndërtimin e Xhamisë, vetëm pak vite me parë aty ku festojnë tok së bashku.
Ne Kishën e Shen Mehillit ne kodrën e fshatit është investuar nga vetë banorët në rikonstruksionin e rrugës, falë iniciativës se Sefedinit banor dhe biznesmen i këtij fshati, të cilët e votuan si këshilltarin e tyre ne bashkinë e Kurbinit.
Ishte një zgjidhje për pelegrinët sikurse dhe për komunitetin.
Teksa bisedon me banorët ata janë mirënjohës birit të tyre biznesmenit Sefedin Lika. Ky i fundit shprehet se kontribut ka dhënë për fshatin zonja Majlinda Cara kryetare e bashkisë së Kurbinit e cila ka premtuar për më shumë investime për fshatin.
Mali i bardhe me plot histori, një ndër fshatrat që është i njohur për harmoninë fetare, është një shembull për t’u përgjithësuar fshati që relativisht po rritet dhe me zhvillimin e turizimit./abcnews.al