Fshati kinez Huaxi, më i pasuri në botë/ Çdo banor ka pasuri 100 mijë euro

schedule11:59 - 7 Gusht, 2018

schedule 11:59 - 7 Gusht, 2018

Një fshat në Kinë konsiderohet si fshati më i pasur në botë. Ai është krijuar gati 60 vjet më parë si një ndërthurje mes modelit të ekonomisë kolektive dhe kërkesave e kushteve konkrete të banorëve.

Këto pamje që vijnë nga Kina, nuk i përkasin një qyteti, por një fshati, madje të atij që cilësohet si fshati më i pasur në botë, edhe pse nën modelin socialist.

Quhet Huaxi dhe ndodhet në provincen Xhiangsu, të Kinës Lindore.

Të dhënat tregojnë se aty çdo familje ka të paktën një vilë, ndërsa çdo banor ka një pasuri prej të paktën 100 mijë euro, çka mund të quhet një pasuri mjaft e madhe për standardet kineze të jetesës.

Fshati ka arsim dhe kujdes shëndetësor falas. Por më e veçanta është se zotëron dhe helikopterë e mjete më të mëdha fluturuese.

Në këtë fshat të Kinës Lindore ka 2000 banorë rezidentë dhe mbi 30 mijë 300 punëtore të ardhur si emigrantë.

Veçantia ekonomike e fshatit kinez Huaxi është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

20 vjet më parë Huaxi u bë e parë komunë e regjistraur në bursë.

Kulla më lartë në këtë fshat është 328 metra, shërben si hotel dhe është ngritur mbi 50 vjet më parë.

Fshati Huaxi u themelua në 1961 nga investitori Wu Renbao. Ai nuk ndoqi një politike të ngurtë të zhvillimit të ekonomisë kolektive, por e përshtati zhvillimin duke u nisur nga kushtet, kërkesat dhe mundësitë konkrete të fshatit të tij. Pas ndarjes nga jeta në 2013, trashëgiminë e tij e ndjek i biri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!