Fshati Kazie në Rrogozhinë i braktisur, banorët kthehen vetëm për ullinjtë

schedule15:38 - 7 Gusht, 2022

schedule 15:38 - 7 Gusht, 2022

Fshati Kazie pas vitit 1994 nisi te shpopullohej. Banorët braktisën shtëpitë dhe sot nuk jeton me askush.

U larguan njëri pas tjetrit duke lënë gjithçka. Shtëpitë janë bosh, tokat djerrë. 700 banorët e këtij fshati u shpërndanë disa në Kavajë e të tjerë në Spille. Vendimin e morën vetëm për 1.2 km që nuk u riparuan nga asnjë kryebashkiak.

Të paktë janë banorët që kthehen ditën dhe largohen në mbrëmje pasi kanë mbjellë disa rrënjë ullinj dhe mbarështojnë shpendë.

Një prej tyre Qerim Muca, tregon se prej mungesës së investimeve u larguan dhe investitorë të fuqishëm.

“Mënyra e menaxhimit të pushtetit ka të bëjë shumë.”

Edhe një kompani japonezë që pati interes të investonte.

Kjo është një tokë pjellore.

“Këto toka nuk ka gjë që nuk bëjnë.”

Veç Qerimit në fshat ndodhet dhe ky i ri që kujdeset për shpendët.

“Të kënaqur 100 % nuk jemi. Rruga është keq, lodhja është në maksimum nuk ia dalim dot.”

Në këtë fshat pak vite më parë u ndërtua dhe një shkollë, që ato në qytet do e kishin zili.

Por shkolla u vu në funksion të nxënësve vetëm pak vite. Gjurmët që në këtë shkollë dikur është bërë mësim janë ende të dukshme.

Brenda në shkollë këto libra janë dëshmia e qartë se dy vite më parë ka pasur një proces të rregullt mësimor. Ndërsa sot për fat të keq këto libra janë braktisur në bankat e kësaj shkolle./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!