Fshati Babicë prej vitesh vuan mungesën e ujit të pijshëm

schedule16:33 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:33 - 25 Shtator, 2019

Uji i pijshëm konsiderohet luks nga banorët e fshatit Babicë në Bashkinë e Vlorës. Prej vitesh, ata furnizohen me orare të kufizuara, ose uji mungon me ditë radhazi. Banorët detyrohen që për punët e përditshme të shkojnë në qytetin e Vlorës për t’u furnizuar me ujë.

Ndodhemi në Babicë, vetëm 3 km larg qytetit të Vlorës. Fshati numëron më shumë se 300 shtëpi.

Banorët  furnizohen me ujë jo më shumë se një orë në ditë. Ka edhe raste kur vjen njëherë në tre ditë.

Vera që kaloi ishte e vështirë për ta, pasi uji i pijshëm mungonte për ditë të tëra. Në këto kushte i drejtohen qytetit të Vlorës për punët e përditshme.

Sipas banorëve rrjeti që furnizon Babicën është tërësisht i amortizuar dhe kërkon ndërhyrje.

I kontaktuar nga ABC News Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Dorian Xhelili konfirmon se do të takohet me banorët për t’u njohur me situatën dhe për të gjetur një zgjidhje.

Gazetar ABC News: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!