Frymëzuar nga krahët e aeroplanit, makina më aerodinamike u ndërtua në vitet ’30

schedule18:22 - 30 Nëntor, 2021

schedule 18:22 - 30 Nëntor, 2021

I frymëzuar nga forma e krahëve të aeroplanit, Schlorwagen u krijua në Gjermani në vitet 1930. Makina fitoi një vëmendje të madhe kur u prezantua në Ekspozitën e Berlinit në 1939. Kishte një motor nga një avion luftarak rus, i cili funksiononte në shasinë që Schlor kishte huazuar nga një Mercedes 170H.

Inxhinieri gjerman, Karl Schlor u frymëzua nga dizajni i krahëve të një avioni, nëse shihej në mënyrë tërthore. Gjatësia e saj arrinte 4,33 metra dhe lartësia 1,48 metra. Në vitin 1942 Schlor bëri testet e para të makinës që mbante emrin e tij, por pavarësisht përpjekjeve, Schlorwagen nuk pati kurrë sukses komercial.

Kryesisht sepse nuk ishte as praktik, as tërheqës dhe as i sigurt për të vozitur pasi trupi i zgjatur ndikoi negativisht në ekuilibrin dhe qendrën e gravitetit. Sot askush nuk e di se ku ndodhet Schlorwagen-i origjinal dhe as që është i sigurt për ekzistencën e tij. Thuhet se u çmontua në vitin 1948.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!