TIRANË- Presidenti Bajram Begaj në këtë ditë të shënuar ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shprehet se Nënë Tereza, ishte shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shprehet më tej Presidenti Begaj./ abcnews.al
/abcnews.al/