Adrola Dushi është padyshim një ndër modelet më të dashura shqiptare. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj profesionale dhe atë private. Thashethemet që kanë qarkulluar nëpër media se modelja është në një lidhje me deputetin nga Kosova, Albin Gashi e kanë vënë shpesh në qendër të vëmendjes.
Ndërkohë, Adrola ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me të birin, Troi. Së fundmi, modelja i ka bërë një surprizë të veçantë të birit, e cila ka regjistruar një yll me emrin e tij, duke treguar edhe njëherë vlerën që ka ai djali për të.
“Birit tim, frymës time që më jep motiv të bëhem çdo ditë dhe më e mirë, që më bën të ndihem krenare dhe që uroj shumë që një ditë të mund të bëj të jesh edhe ti krenar për mua. Ti je çelësi i lumturisë Troi, që hap çdo derë të zemrës time, je arsyeja pse çdo ditë i falenderohem zotit. Të dua shumë motiv jete!”, është mesazhi i Adrolës në çertifikatën e regjistrimit. xh.d/abcnews.al