Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News tha se vetë modelin e Partisë Demokratike dhe vetë frymën e Partisë Demokratike e ka formuar Partia Socialiste.
Marrë shkas nga mitingjet e dy partive kryesore në vend për mbylljen e fushatës elektorale, analisti u kthye pas në kohë tek mitingjet e PD. Çupi tha se ka qenë një kohë që PD të gjithë forcën e vet dhe idenë që nuk e kishte, vrullin, hakmarrjen e manifestonte nëpërmjet mitingjeve.
“Të dyja mitingjet kanë një lidhje shumë të brendshme. Vetë modelin e Partisë Demokratike dhe vetë frymën e Partisë Demokratike e ka formuar Partia Socialiste. Vijmë tek mitingjet, mitingjet nuk janë vetëm një gjë sipërfaqësorë, ato sidomos për PD janë thelbësore. Ka qenë një kohë që PD të gjithë forcën e vet dhe idenë që nuk e kishte, vrullin, hakmarrjen e manifestonte nëpërmjet mitingjeve. Mitingjet janë guaska bosh, të cilat nuk kanë asnjë mendim, asnjë ide, as direktivë që të çojnë. Nuk kanë asgjë, mirëpo ato gjallin frikë dhe janë mbajtur në mënyrë të tillë që të ngjallnin frikë”, tha Frrok Çupi./abcnews.al