“Frymëmarrje” në Florida, hiqen të gjitha kufizimet e pandemisë

schedule21:50 - 3 Maj, 2021

schedule 21:50 - 3 Maj, 2021

Guvernatori i Florida hoqi sot të gjitha kufizimet mbi pandeminë, duke përmendur efektivitetin dhe disponueshmërinë e vaksinave si një argument për këtë vendim.

Ron DeSadis ratifikoi një ligj që i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga pandemia në 1 korrik, të vitit të kaluar.  “Kjo është ajo që duhet të bëjmë, bazuar në të dhënat që kemi, ” tha ai në një konferencë shtypi.

Rreth 9 milion njerëz , ose 41.95 banorë të Florida, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, sipas shërbimeve shëndetësore.

“Njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar ende sot sigurisht nuk e kanë bërë këtë sepse ka një mungesë të vaksinave,” shtoi guvernatori. Vaksinimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 16 vjeç ka filluar të premten në Florida. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!