Analisti Ilir Demalia tha se tashmë Berisha nuk është një faktor politik dhe se PD do të shkërmoqet. Ndër të tjera, Demalia tha se brenda PD ka kërcënime mes tyre sipas një mesazhi të dërguar nga një kandidate për deputete nga listat e hapura të demokratëve.
“Berisha nuk është faktor politik, nuk di ndonjë vend që opozita të sillet kështu. Ajo parti do shkërmoqet dhe do mbeti një bunker me ushtarë.
Nuk pres frymë të re në PD. Jo më larg se pardje, një deputete më dha një mesazh që i kishte dërguar Noka që duhet të jenë përpara ‘SKAPIT’ kur të kishte detyrimin për paraqitje Berisha. Ajo ishte kandidate për listat e hapura dhe pata një debat me të më parë. I thashë eja fol në podcastin tim, ndërkohë mu përgjigj që nuk flitet sepse ne PD të kërcënojnë dhe kemi frikë. Nëse ne kemi frikë që na kërcënojnë, dil nga partia. Janë njerëz që nuk e meritojnë mandatin e deputetit.” / abcnews.al