Përhapja e fruthit ka frikësuar prindërit, të cilët po u drejtohen qendrave shëndetësore për të vaksinuar fëmijët.
Edhe në Shkodër ka të vegjël të cilët edhe pse janë më shumë se 1 vjeç nuk kanë marrë injeksionin për shkak të hezitimit të prindërve.
Mjekja Edona Tafa thotë se nëse të pavaksinuarit preken nga fruthi rrezikojnë të përballen me komplikacione të rënda në shëndet.
Sipas të dhënave rezulton se 13% fëmijëve në Shkodër ende nuk e kanë bërë vaksinën kundër fruthit.
/abcnews.al/

