Fruthi, 11 raste në Shqipëri/ Përhapja në Tiranë e Durrës, ISHP: Ka rënë mbrojtja. Të bëhen vaksinat

schedule15:20 - 24 Janar, 2024

schedule 15:20 - 24 Janar, 2024

Fruthi ka hyrë dhe në Shqipëri.  Instituti  i Shëndetit Publik konfirmon 11 fëmijë të prekur në Tiranë dhe  Durrës.  Ata janë të moshës 1 deri në 13 vjeç, pjesa më e madhe të pavaksinuar.  6 prej tyre kanë lidhje familjare me njëri tjetrin ndërsa të tjerët janë infektuar gjatë marrjes së shërbimit  në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  Aktualisht asnjë prej fëmijëve nuk ndodhet në spital.

“Aktualisht kemi konfirmuar pranë laboratorit të virologjisë në ISHP  10 raste, një rast është konfirmuar nga një laboratori jo publik në vend. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë kryer ndjekje e kontakteve,  evidentimi i vaksinimit,  personelis shëndetësor që ka manipuluar.  Situata është duke u monitoruar nga të gjitha strukturat si ato pediatrike në spitalin e Durrësit dhe Tiranës  dhe duhet theksuar dhe fakti tjetër që gëzojnë shëndet të mirë.”

Megjithkëtë mjekët thonë se fruthi shkakton komplikacione dhe  çon deri në  humbje jete. Është një sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet  përmes spërklave. Nis si çdo infeksion tjetër i rrugëve të frymëmarrjes dhe konfimohet në laborator.

“Edhe fruthi është vdekjeprurës. Ka komplikacione që çojnë  deri në bronkopneumoni, encefalite të cilat  në moshat pediatrike e rëndojnë më tepër situatën. Kolla, temperatura dhe rashi, pikësimi në lëkurë, janë tre elementët kryesore që sjellin  dyshimin që kemi fruth. Tre ditët e para nuk kuptohet dhe prandaj themi të qendrojmë në shëpi të izoluar. “

Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një raporti të fundit ngriti shqetësimin për  30 fishim të rasteve me fruth  në Europë  vitin e shkuar dhe apeloi për marrjen e masave.  Vaksinimi ndaj  fruthit sipas saj,   por dhe Institutit të Shëndetit Publik ka pësuar rënie.

“Në Shqipëri me dozë të parë 86- 87%, ne parashikojmë që duhet të jetë 96% me të dyja dozat. Apel për të gjithë prindërit e rinj  që si kanë vaksinuar fëmijë, që i kanë në moshë ose iu ka kaluar mosha, e kanë fëmijët mbi 12 muaj ta vaksinojnë.”

Vaksina kundër fruthit, rubeolës, parotit merret me dy doza dhe aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!