Frutat që ngadalësojnë proçesin e plakjes, mësoni se cilat janë

schedule15:38 - 18 Janar, 2020

schedule 15:38 - 18 Janar, 2020

Frutat janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Si ndodh procesi i plakjes?

Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur “përkeqësimi qelizor”. Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar. Sipas të dhënave, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara. Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij. Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara. Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

Substanca që zgjat jetën

Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura. Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut. Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat. Ky grupim molekulash njihet si fisteinë.

Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë. Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët dhe luleshtrydhet të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht . Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër. Antioksidantët tek molla dhe luleshtrydhet ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

Për më tepër, ato ndihmojnë në luftën  kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës./abcnews.al