VIDEO/ Frrok Çupi në “Byro Politike”: Jam pro ligjeve, shpifja është kolerë

schedule22:02 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 22:02 - 18 Dhjetor, 2019

I ftuar në studion e “Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi, analisti Frrok Çupi ka komentuar ligjin e ri për mediat të votuar sot nga mazhoranca qeverisëse.

“Kam një dyshim të vogël se qëllimin që ka marrë përsipër parlamenti nuk do ta plotësojë ky ligj. Ndodhemi në një vorbull të madhe të luftës botërore kundër lajmit të rremë. Vetërregullimi nuk është i saktë, është një nocion vullnetarist i medias brenda për brenda, por ligji është ligj. E tërë bota e përparuar perëndimore ndodhet në rrugën për të ndërtuar ligje kundër shpifjes dhe kundër lajmit të rremë. Duhet ndaluar kjo kolere”, deklaroi Çupi.

Ai gjithashtu theksoi se ndodhemi para një situate shumë të rëndë, janë miliarda akaunte të rreme që shpërndajnë lajme të pavërteta.

“Janë shtuar faqet e rreme me lajme të pavërteta. Jemi duke u pëpjekur të përballojmë lirinë dhe kjo çështjë është shumë e vështirë. Janë përplasur dy elementë të shoqërisë, media dhe politika, por viktima janë njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Çupi.

I pyetur nga drejtori i syri.net Bledian Koka, se çfarë mendon për ligjin e miratuar sot, ai thotë se ka difekte, por duhet të rregullohemi me ligj.

Debati:

Koka: Çfarë mendon për ligjin e miratuar sot?

Çupi: Është bërë shumë mirë që kemi një ligj.

Bledian Koka: Ky ligj e rregullon lirinë e gazetarit?

Çupi: Po përpiqet ta rregullojë.

Çupi: Media është industri.

Koka: Nuk është industri, është mision.

Drejtori i syri.net Bledian Koka replikon me Frrok Çupin duke theksuar se media është mjet për të informuar qytetarin nuk është industri.

Ndërkohë Çupi tha se gazetari është një prej viktimave të industrisë së mediave. Është i predispozuar të shkruajë të vërtëtën, ndërsa media e detyron gazetarin të devijojë.

“Në ligj duhet të kishte më shumë gjërësi profesionale, shumë më pak fjalë dykuptimshe. Për të garantuar ligjin ka disa instrumenta. Nuk ne jemi të parët që kufizojmë lirinë e medias, ka pasur probleme edhe në botë. Nëse del në fushën e gazetarisë dhe thua të vërtetën atëherë nuk të prek ligji”, tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!