Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frrok Çupi: Fjalimi i Ramës në Kuvend i duhur, i përgjigjej absurditetit të opozitës

schedule12:02 - 2 Mars, 2023

schedule 12:02 - 2 Mars, 2023

TIRANË- Analisti Frrok Cupi thotë se opozita shqiptare po demonstron “donkishotizëm” me retorikën e saj sulmuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në studion e ABC News, ai tha se opozita ka humbur çdo gjë.

“Qëllimi i opozitës është të demonstrojë donkishotizëm duke sulmuar SHBA. Pasi ka humbur çdo gjë, të fitojë idenë që Berisha është burrë i fortë dhe lufton me Amerikën”, tha ai.



Ai komentoi gjuhën që kryeministri Edi Rama përdori sot në seancën e interpelancës në Kuvend për çështjen e “Mc Gongial”. Sipas tij, ironia e Ramës, ishte strategjia e duhur për t’ju përgjigjur absurditetit në të cilin ndodhet opozita shqiptare.

“Fjalimi i tij, ishte i vetmi fjalim që mund t’i përgjigjej opozitës në atë absurditet. E vetmja gjuhë ishte gjuha ironike ashtu sikurse ishte, por ishte dhe mesazhi i kravatës së kryeministrit”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!