“Front i shpëtimit kombëtar”, zbulohet slogani i protestës së Berishës: Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua

schedule09:37 - 29 Qershor, 2022

schedule 09:37 - 29 Qershor, 2022

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur në datën 7 korrik një protestë kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë. Një protestë kundër regjimit të Edi Ramës, e quajti Berisha, ndërsa njoftoi datën pak ditë më parë.

Ndërkohë, që kanë mbetur edhe pak ditë, është zbuluar edhe slogani. “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, është ky mesazhi me të cilin, PD kërkon të nxjerrë qytetarët në shesh për të reaguar për situatën ekonomike në vend, por jo vetëm.

Sakaq, ish-kryeministri e ka quajtur gjithashtu “një front kombëtar bashkimi”, ndërsa ka ftuar edhe partitë e tjera opozitare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!