Frikë prej Ruganit: Vetizolohet arbitri italian, ka gjykuar edhe Laçi-Kukësi

schedule16:58 - 14 Mars, 2020

schedule 16:58 - 14 Mars, 2020

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Serie A që u prek nga koronavirusi.Infektimi i mbrojtësit detyroi gjithë Juventusit të futej në karantinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Interi e shumë klube italiane.

Bardhezinjtë fituan 2-0 ndaj skuadrës së Contes në 8 mars, përballje që u gjykua nga Marco Guida. Sportmediaset raporton se arbitri italian ka vendosur të vetizolohet me dëshirë, së bashku me ndihmësit e tij.

Guida është një emër i njohur në Shqipëri. 38-vjeçari gjykoi finalen e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit në vitin 2016. Takimi u mbyll në barazim 1-1 dhe goditjet e penalltive i dhanë të drejtë verilindorëve të fitonin trofeun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!