Frikë për uljen e popullsisë, ushtarët rusë mund të ngrijnë spermën falas

schedule13:34 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 13:34 - 28 Dhjetor, 2022

Trupat ruse që janë bërë pjesë e mobilizimit në Ukrainë do të kenë të drejtën të ngrijnë spermën e tyre falas në kriobanka, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, shkruan The Guardian.

Duke cituar Igor Trunov, presidentin e unionit të avokatëve në rusi, TASS raportoi se ministria e shëndetësisë kishte kthyer përgjigje pozitive ndaj kërkesës së tij për ndihmë buxhetore të planit.

Ministria është e vendosur në mbështetjen financiare nga buxheti federal për konservimin dhe magazinimin e spermatozoidëve për qytetarët që mobilizohen për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak në vitet 2022-2024”, tha Trunov.

Familjet po ashtu mund të përdorin biomaterialin e konservuar pa pagesë nëse sigurimi i detyrueshëm mjekësor i tyre e lejon këtë. Rusia ka thirrur më shumë se 300 mijë rezervistë për të mbështetur atë që ajo e quan operacion special ushtarak në ukrainë me mobilizimin e pjesshëm të shpallur nga Putin në shtator.

Mobilizimi bëri që qindra e mijëra të rinj rusë të largoheshin nga vendi për të evituar dërgimin në luftë dhe ndezi edhe protestat më të mëdha anti-kremlin që kur rusia dërgoi trupat në Ukrainë.

Demografët kanë paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dhe mobilizimi i saj “i pjesshëm” ushtarak mund të thellojë më tej krizën demografike të vendit.

Popullsia e Rusisë ka qenë në rënie pothuajse të vazhdueshme për dekada. Pandemia e koronavirusit çoi në rënien më të madhe natyrore të popullsisë së vendit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Lufta në Ukrainë, e cila ka çuar në vdekjen e dhjetëra mijëra të rinjve rusë, ndërsa ka shkaktuar gjithashtu një eksod të paprecedentë të të arsimuarvr, pritet të përshpejtojë rënien demografike.

/abcnews.al