Frikë për një tjetër shpërthim në Çernobil, çfarë zbuluan shkencëtarët

schedule19:13 - 12 Maj, 2021

schedule 19:13 - 12 Maj, 2021

Shkencëtarët kanë vërejtur një rritje të neutroneve në një dhomë, 35 vjet pas katastrofës bërthamore në Çernobil. Shkencëtarët po shprehin shqetësim dhe frikë pas zbulimit se në një dhomë në uzinën bërthamore të Çernobilit , u zbuluan reaksione bërthamore që “digjen si thëngjijtë e Barbecue”.

Në ” Dhomën e Nënreaktorit 305″ , u zbulua një rritje e neutroneve, 40 vjet pas katastrofës bërthamore. Neutronet janë grimca të atomit dhe prodhohen nga copëtimi, pra ndarja e bërthamës atomike, duke rezultuar në çlirimin e një sasie të madhe të energjisë.
Pas gjetjes, shkencëtarëve mund t’u kërkohet të ndërhyjnë në dhomën e reaksioni, në të cilën askush nuk ka hyrë pas katastrofës bërthamore , për të parandaluar një shpërthim të ri të mundshëm.

“Tani vetëm supozojmë ,” tha në revistën Science, Maxime Chevalier, i Institutit për Problemet e Sigurisë së Centralit Bërthamor (ISPNPP) në Kiev.
” Ka shumë pasiguri, por ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një aksidenti, ” kanë shtuar grupi i shkencë shtuar grupi i shkencëtarëve.

Neil Hyatt, një kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffield, tha se situata të kujton “prushin e Barbecue”.

“Na kujton se nuk është zgjidhur, është një problem i stabilizuar ”.

Shkencëtarët po përdorin sensorë për të monitoruar rritjen e neutroneve në dhomë.

Numri i neutroneve është dyfishuar në 4 vitet e fundit, por shkencëtarët thonë se fenomeni po zhvillohet ngadalë, gjë që i jep kohë ekspertëve për tu marrë me të.

Katastrofa e Çernobilit nodhi më 26 Prill në Njësinë 4 të termocentralit në Ukrainën e sotme.

Personeli bëri gabime gjatë një prove sigurie, duke shkaktuar një shpërthim të reaktorit bërthamor, një gabim fatal. Shpërthimi, ishte katastrofa më e madhe mjedisore e shkaktuar nga njeriu dhe shpërthimi më i madh bërthamor ndonjëherë.

Më shumë se 100,000 njerëz u zhvendosën dhe u krijua një zonë sigurie 20 milje, e cila ekziston edhe sot.

Në atë kohë, ekipet e emergjencave përdorën helikopterë për të hedhur rërë dhe bor në rrënojat e reaktorit, duke u përpjekur të shuarjen e zjarreve.

Disa javë pas aksidentit, ekuipazhet mbuluan plotësisht njësinë e dëmtuar me një “sarkofag”, një strukturë të përkohshme prej betoni, në mënyrë që të kufizonin lirimin e mëtejshëm të materialit radioaktiv./abcnews.al/