Frikë për një sulm si në Liban, Irani ndalon përdorimin e pajisjeve të komunikimit

schedule09:08 - 23 Shtator, 2024

schedule 09:08 - 23 Shtator, 2024

Garda Revolucionare, ushtria elitare e Iranit, u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të tyre të ndalojnë përdorimin e çdo pajisjeje komunikimi pasi mijëra sinjalizues dhe radio të përdorura nga Hezbollahu i Libanit shpërthyen në sulme vdekjeprurëse javën e kaluar, thanë dy zyrtarë të lartë iranianë në Reuters.

Një nga zyrtarët e sigurisë tha se Garda Revolucionare ka nisur një operacion të gjerë për të kontrolluar të gjitha pajisjet, jo vetëm ato që përdoren për komunikim. Ai shtoi se shumica e këtyre pajisjeve ose janë prodhuar në Iran ose janë importuar nga Kina dhe Rusia.

Irani është i shqetësuar për mundësinë e infiltrimit nga agjentët izraelitë, duke përfshirë iranianët e rekrutuar nga Izraeli, dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të plotë të personelit, kryesisht anëtarë të rangut të mesëm dhe të lartë të Gardës Revolucionare, shtoi zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Si pjesë e këtij hetimi, sqaroi ai, “llogaritë e tyre bankare po kontrollohen si në Iran ashtu edhe jashtë vendit si dhe historia e lëvizjeve të tyre dhe të familjeve të tyre”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!