Frikë për incidente të reja, 130 mijë policë në gatishmëri në Ditën e Bastiljes

schedule09:28 - 13 Korrik, 2023

schedule 09:28 - 13 Korrik, 2023

Qeveria franceze  do të mobilizojë 130,000 anëtarë të forcave të rendit përpara festës kombëtare, Ditës së Bastiljes, për shkak të frikës për incidente të reja. Sot dhe nesër 45 mijë policë do të vendosen në Paris. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, helikopterët, dronët, mjetet e blinduara janë vënë në gatishmëri gjithashtu.

Autobusët dhe tramvajet do të ndalojnë qarkullimin në orën 22:00 në të dyja ditët. Vdekja e 17-vjeçarit Nael M. nga një officer policie gjatë një kontrolli  më 27 qershor i vuri flakën Francës.

Trazirat janë shuar, por qeveria e presidentit Emmanuel Macron është e shqetësuar për rrezikun e rikthimit të protestave në Ditën e Bastiljes. Tashmë është vendosur një ndalim mbarëkombëtar për shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve dhe disa bashki kanë anuluar fishekzjarrët për arsye sigurie.

Macron gjithashtu nuk do të mbajë fjalimin tradicional të presidentëve francezë, i cili zakonisht transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!