Frikë nga Omicron, Japonia mbyll kufijtë për të huajt

schedule07:40 - 29 Nëntor, 2021

schedule 07:40 - 29 Nëntor, 2021

Përhapja e variantit të ri Omicron, ka risjellë rikthimin e masave të ashpra kufizuese në shumë vende të botës. Pas Izraelit i cili pezulloi për dy javë fluturimet ndërkombëtare, edhe Japonia ka vendosur që të mbyllë kufijtë për vizitorët e huaj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria japoneze ka bërë me dije se ky është një vendim që është marrë në kuadër të sigurisë për mospërhapjen e variantit të ri të Covid.

 “Ne kemi ndaluar të gjitha hyrjet e shtetasve të huaj nga e gjithë bota që nga 30 nëntori,” ka thënë  kryeministri Fumio Kishida.

Japonezët që kthehen nga nëntë shtete të Afrikës Jugore dhe vendet ku janë identifikuar infeksionet me variantin e ri do të duhet t’i nënshtrohen “masave rigoroze të izolimit të bazuara në rrezik“, ka thënë ai ndër të tjera.

Japonia, e cila ka zbatuar kufizime kufitare që nga fillimi i pandemisë, lehtësoi masat në fillim të nëntorit, por u mbyll sërish për turistët me shfaqjen e variantit të ri. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!