Frikë nga lufta, tre vende të NATO-s po ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë

schedule12:11 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:11 - 12 Shkurt, 2024

Tre vende të NATO-s do të ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë, pasi Putini dhe Brukseli kanë paralajmëruar se do të rrisin rezervat e tyre të armëve të kohës së luftës.

“Projekti, i cili do të kushtojë afërsisht 60 milionë euro, siguron gatishmërinë për të luftuar armikun që në momentin e parë”, thonë zyrtarët e NATO-s.

Vendet si Letonia, Lituania dhe Estonia vendosën të ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me regjimin rus, nga frika se do të shpërthejë një Luftë e Tretë Botërore.

Europa ka thënë gjithashtu se do të rrisë arsenalin e saj. Estonia planifikon të ndërtojë 600 bunkerë rreth pikave të kalimit kufitar të Narvës në veri dhe Voru në jug të vendit.

Si pasojë e masakrës pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë, ministrat e mbrojtjes të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë ranë dakord të merrnin masa që të mos kishin të njëjtin fat.

Tre vendet baltike do të ndërtojnë një “rrjet të gjerë fortifikues” përgjatë kufirit me Rusinë për të parandaluar pushtimin e Putinit në vendet e tyre, me koston totale të projektit të vlerësuar në 60 milionë euro.

Ndërtimi i bunkerëve do të fillojë fillimisht në Estoni, me ministren e mbrojtjes së vendit, Susan Lilleveli, e cila theksoi se përparësia përfundimtare është të sigurohet gatishmëria “për të luftuar armikun që në momentin e parë”.

“Lufta në Ukrainë  tregoi se rimëkëmbja e territoreve tashmë të pushtuara është jashtëzakonisht e vështirë dhe ka një kosto të madhe në jetë njerëzore, kohë dhe burime materiale.

“Estonia, Letonia dhe Lituania janë konsideruar prej kohësh si objektivat më të mundshëm rusë për Putinin nëse ai do të sulmonte vendet e NATO-s,” tha ajo.

Ndërsa Ukraina ka arritur t’i rezistojë sulmit të Moskës, ka të ngjarë që tre shtetet e vogla baltike të pushtohen nga rusët brenda disa ditësh.

“Këto objekte i shërbejnë, së pari, qëllimit për të shmangur një konflikt ushtarak në rajonin tonë, pasi ato mund të ndryshojnë potencialisht mendësinë e armikut”, shtoi Susan Lillevly.

Bunkerët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat në rajonin tonë historikisht, për shembull në Finlandë, dhe siç ka treguar lufta në Ukrainë, ato janë ende të vlefshme në këtë shekull”, theksoi ajo.

Nëse Putini sulmon tre vendet e NATO-s, aleatët e traktatit të mbrojtjes do të detyrohen të angazhohen në veprime ushtarake me shtetin sovjetik, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar Europën se do t’i duhet të rrisë prodhimin e sistemeve të armëve përballë çdo kërcënimi nga regjimi i Moskës.

“Ne duhet të riorganizojmë dhe zgjerojmë bazën tonë industriale në mënyrë që të rrisim dërgesat në Ukrainë dhe të rimbushim arsenalin tone”, tha Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s pretendon se traktati 31-anëtarësh nuk kërkon luftë me Rusinë, megjithatë, ai iu referua konkretisht luftës së Putinit në Ukrainë si provë se “paqja në Europë nuk mund të merret si e mirëqenë”.

“Nëse Putin mund Ukrainën, nuk ka asnjë garanci që agresioni rus nuk do të përhapet më tej.

Mbështetja e Ukrainës si dhe investimi në aftësitë e NATO-s është mbrojtja jonë më e mirë,” shtoi ai. Megjithatë, frika për një Luftë të Tretë Botërore është nxitur nga kërcënimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj anëtarëve të tjerë të aleancës.

Miliarderi republikan tha se do ta linte Rusinë “të bëjë çfarë të dojë” për anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen në një tubim të fushatës në Karolinën e Jugut të shtunën.

NATO ndërhyri menjëherë, duke kritikuar ashpër Trump për “rrezikimin e ushtarëve amerikanë dhe europianë”.

“NATO mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët. Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të unifikuar dhe të fuqishme.

Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe vë në rrezik të shtuar ushtarët amerikanë dhe europianë”, theksoi kreu i aleancës.

Komentet e Trump ka të ngjarë të rrisin shqetësimin në kontinentin e vjetër për tërheqjen e mbështetjes ushtarake të SHBA nga Ukraina, nëse zgjidhet president në nëntor.

Por NATO pret që SHBA të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i aleancës “pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale”.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë i përshkroi komentet e Trump si “të paparashikueshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!