Frikë nga lufta, mbi 64 mijë refugjatë nga Ukraina gjejnë strehë në Gjermani

schedule15:25 - 8 Mars, 2022

schedule 15:25 - 8 Mars, 2022

Më shumë se 64,000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë. Ministria tha se ka regjistruar 64,604 refugjatë nga Ukraina.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët 

Numri aktual i refugjatëve që vijnë, megjithatë, mund të jetë dukshëm më i lartë, tha një zëdhënës i brendshëm për CNN të martën.

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!