India ka vendosur të zhvendosë përkohësisht ambasadën e saj në Ukrainë në Poloni për shkak të “përshkallëzimit të shpejtë të luftës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë në një deklaratë të dielën.
“Në kuadër të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.
Më 1 mars, India tha se po krijonte një ambasadë në Lviv, Ukrainë pasi të gjithë qytetarët e saj u evakuuan nga kryeqyteti Kiev për shkak të konfliktit.