Në kuadër të masave parandaluese për parandalimin e Covid 19 Hungaria ka zgjatur masën e izolimit pa afat.
Kryeministri Viktor Orban ka theksuar se kufizimet shtetërore në lëvizje, duke përjashtuar shkuarjen në punë, blerjen e ushqimit dhe ilaçeve ishin shtyrë më parë deri më 11 prill.
“Jemi duke shtyrë zbatimin e masave kufizuese. Jemi duke i shtyrë ato pa afat. Ne do të analizojmë zbatimin e kufizimeve në baza javore”, ka shkruar në Facebook, Orban.
Ndërkohë deri më tani në Hungari jan konfirmuar 980 raste të prekura dhe 66 vdekje si pasojë e koronavirusit, ndonëse qeveria e ka pranuar se numri i të infektuarve mund të jetë shumë më i madh./abcnews.al