Frikë në Maine të SHBA/ Rezervisti që vrau 18 persona mbetet ende në arrati

schedule07:33 - 27 Tetor, 2023

schedule 07:33 - 27 Tetor, 2023

Rezervisti i ushtrisë amerikane, i cili dyshohet se vrau 18 persona dhe plagosi 13 të tjerë në një sulm masiv në Maine mbrëmjen e së mërkurës është ende në kërkim. Policia thotë se Robert Card është i armatosur dhe i rrezikshëm ndërsa iu ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre.

Të shtënat filluan në një sallë bowling në qytetin Lewiston pak para orës 19:00. Një grua dhe gjashtë burra u vranë atje. Brenda rreth 10 minutash, u raportuan të shtëna të tjera me armë zjarri në një restorant aty pranë, Schemengees Bar & Grille, ku tetë burra të tjerë u qëlluan për vdekje.

16 persona të plagosur u transferuan fillimisht në spitalet lokale, tre prej të cilëve vdiqën më vonë. Policia e Shtetit të Maine tha se i dyshuari kohët e fundit kishte raportuar probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë “dëgjimin e zërave dhe kërcënimet për të qëlluar një instalim ushtarak në Maine jugor”.

Ai thuhet se ishte pranuar në një institucion trajtimi të shëndetit mendor gjatë verës. Policia mohoi raportimet e mëparshme nga mediat vendase se i dyshuari ishte një instruktor i armëve të zjarrit, duke thënë se nuk kishte “asnjë tregues se ai ndoqi kurse të avancuara të armatimit”./abcnews.al