Alarmi i koronavirusit ka bërë që në të gjithë botën kompani të ndryshme të marrin masa mbrojtëse, ndër to është dhe Twitter.
Së fundmi mësohet se Twitter u ka thënë punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjiganti i mediave sociale, përmes një postimi në blog ka theksuar se është e detyrueshme që personeli në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojnë nga distanca.
Kompania gjithashtu tha se kishte inkurajuar 5000 punonjësit e saj në të gjithë botën që të mos hyjnë në punë. Kompania tashmë kishte njoftuar se po tërhiqej nga Konferenca e Mediave Jugperëndimore e këtij muaji në Texas./abcnews.al