Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi të presidentit amerikan Donald Trump ka bërë apel për më shumë kujdes dhe më pak panik.
Shefi i qeverisë ka postuar statusin e kreut të shtëpisë së Bardhë i cili jep një në të cilën shkruante se statistikë për numrin e personave që vdekjen çdo vit nga gripi i zakonshëm ku shifra shkon deri në 70 mijë të vdekur.
Postimi i plotë i Ramës:
FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË!
Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:
“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”/abcnews.al