Frika për përshkallëzim të tensioneve Izrael-Hezbollah, Gjermania dhe Holanda iu bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani

schedule22:07 - 26 Qershor, 2024

schedule 22:07 - 26 Qershor, 2024

Gjermania dhe Holanda iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani në mes të frikës së një përshkallëzimi të mundshëm të tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut.

“Situata e sigurisë në rajon është shumë e paqëndrueshme. Përplasjet ushtarake në zonën kufitare midis Libanit dhe Izraelit janë rritur javët e fundit. Nuk mund të përjashtohet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës dhe një zgjerim i konfliktit mund të çojë gjithashtu në ndërprerjen e plotë të trafikut ajror nga aeroporti Rafiq Hariri. Në këtë rast nuk do të ishte më e mundur të largoheni nga Libani me avion”, njoftoi ministria e Jashtme gjermane, duke shtuar se “priten edhe demonstrata në lidhje me tensionet në rajon”.

Edhe Holanda iu kërkon qytetarëve që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur Në një shënim të publikuar në rrjetin social, ministria e Jashtme u kërkoi gjithashtu qytetarëve holandezë që zgjedhin të qëndrojnë në Liban të mbajnë kontakte me ambasadën në Bejrut dhe të përgatiten për çdo emergjencë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!