Përhapja e variantit Delta të Covid 19 është kthyer në një shqetësim për të gjithë vendet. Në periudhën kur të gjithë po bëheshin gati që të hiqnin masat kufizuese Delta është kthyer në një kërcënim për të gjithë.
Së fundmi në kuadër të mbrojtjes për përhapjen e Covid 19 dhe variantit Delta, qeveria gjermane ka kërkuar që të ndalohet udhëtimi i të gjithë personave nga Britania e Madhe që hyjnë në BE.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron që Britania të përshkruhet si një “vend shqetësimi” për shkak të përhapjes së gjerë të këtij varianti të SARS-CoV-2, i cili fillimisht u identifikua në Indi.
Mediat bëjnë me dije se një propozim i tillë po diskutohet mes zyrtarëve të lartë evropianë dhe kombëtarë në komitetin e gjerë të krizës koronavirus dhe pritet të takohet me rezistencë nga Greqia, Qipro, Spanja, Portugalia dhe Malta .
Ndërkohë Merkel është planifikuar të takohet me Kryeministrin Britanik Boris Johnson në rezidencën e tij zyrtare në Checkers javën e ardhshme. Ndërkaq prej ditësh Londra po përgatitet të zbulojë planin e tij në korrik për të lejuar shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar të cilët janë vaksinuar plotësisht për COVID-19 të udhëtojnë lirshëm në të gjitha vendet, përveç atyre në rrezik të pandemisë.e.su./abcnews.al