Frika nga tërmeti, ekipi dardan braktis menjëherë Durrësin

schedule13:40 - 29 Janar, 2020

schedule 13:40 - 29 Janar, 2020

Durrësi prej vitesh është kthyer në një destinacion për klubet dardane, që i shmangen temperaturave të ulëta dhe zhvendosin në bregdetin Adriatik. Një prej ekipeve që kishte zbarkuar këtë muaj në qytetin bregdetar ishte edhe Drenica.

Klubi që garon në IPKO Superliga po stërvitej prej ditësh në Durrës, por tanimë janë larguar. Shkak është bërë tërmeti i rënë një ditë më parë në vendin tonë, me epiqendër fshatin Bubq, pak kilometra larg Durrësit.

Më një magnitude të shkallës 4.9 Righter, tërmeti u ndje në disa qytete të vendit tonë dhe sigurisht ka pasur edhe panik. Kjo edhe sepse akoma nuk është harruar ende tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Nga frika, ekipi i Drenicës e ka parë të udhës të kthehet sërish në Kosovë dhe t’i vijojë atje përgatitjet deri në prag të fillimit të kampionatit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!