Frika nga Rusia/ Letonia dhe Estonia blejnë sistemin raketor nga Gjermania

schedule15:53 - 12 Shtator, 2023

schedule 15:53 - 12 Shtator, 2023

Letonia dhe Lituania bëhen shtetet e dyta në botë që blejnë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T. Shtetet Baltike firmosën një marrëveshje me qeverinë gjermane për blerjen e këtij sistemi, i cili deri më tani është përdorur nga Ukraina në luftën e saj ndaj Rusisë.

 “Jemi shumë të lumtur që mund të themi zyrtarisht se Gjermania është partneri më i madh i Estonisë në fushën e mbrojtjes. Në fillim ishte SHBA-ja, por tani Gjermania është numri 1”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur.

“Letonia aktualisht ka çuar në 2.3% GDP-në për mbrojtjen dhe kemi plane për ta rritur buxhetin në 3% gjatë vitit të ardhshëm. Kjo do të jetë marrëveshja më e madhe në fushën e mbrojtjes për vendin tonë”, shtoi ministrja letoneze e Mbrojtjes, Inara Murniece.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!