Frika nga përdorimi i armëve kimike në Mariupol po rritet

schedule14:45 - 12 Prill, 2022

schedule 14:45 - 12 Prill, 2022

Raportet për përdorimin e armëve kimike në Mariupol kanë qarkulluar në mbarë botën, me luftimet e ashpra midis Rusisë dhe Ukrainës, që janë duke vazhduar.

Edhe pse ankesa për p­ërdorim të lëndëve kimike nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët perëndimorë, as nga Britania e Madhe e as SHBA-të , shqetësimet dhe dyshimet janë të mëdha.

Sipas London Times, qeveria britanike po heton akuzat e bëra për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

Hetimi u bazua në një deklaratë të një përfaqësuesi të separatistëve pro-rusë, i cili nuk përjashtoi një sulm kimik për të dëbuar mbrojtësit e qytetit.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Tras tha në një postim në  Twitter se kishte raporte për përdorimin e armëve kimike në një sulm në Mariupol dhe se këto raporte po hetoheshin si çështje urgjente. “Çdo përdorim i armëve të tilla është një përshkallëzim i papranueshëm i konfliktit “Putini dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

Përveç kësaj, Zelensky përsëriti se vendi i tij nuk ka armët e nevojshme për të çliruar Mariupolin e rrethuar, i cili rrezikon të bjerë në duart e trupave ruse. ” Nëse do të kishim luftëtarë dhe armaturë të rëndë , artileri të nevojshme, do t’i kishim arritur,” tha ai. “ Jam i sigurt se do të marrim pothuajse gjithçka që na nevojitet.

Por koha nuk humbet kot. Jetët e ukrainasve po humbasin. “Jetë që nuk do të kthehen më”, shtoi ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!