Frika nga koronavirusi, parlamenti i Koresë së Jugut mbyll dyert

schedule14:38 - 27 Gusht, 2020

schedule 14:38 - 27 Gusht, 2020

Parlamenti i Koresë së Jugut është mbyllur pasi një grup deputetësh janë vetë-karantinuar në një kohë kur vendi po përballet me një numër rekord rastesh të reja. Koreja e Jugut gjatë muajit shkurt u bë vendi i dytë më i prekur nga epidemia, pas Kinës.

Megjithatë, autoritetet arritën të mbanin situatën nën kontroll duke rritur numrin e testimeve dhe gjurmimit të kontakteve. Koreja e Jugut  ka regjistruar 441 raste të reja, pjesa më e madhe në rajonin e Seulit, me një popullsi prej 52 milionë banorësh.

Parlamenti mbylli dyert pasi një gazetar rezultoi pozitiv me koronavirus. Gjithashtu një fotograf  i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 kishte pasur kontakt me rreth 50 njerëz në kuvend të mërkurën, 32 prej tyre ligjvënës të partisë dhe zyrtarë.

Zyrtarët kanë biseduar për mënyrën se si duhet të menaxhohet situata e koronavirusit dhe urdhëruan pezullimin e të gjitha aktiviteteve parlamentare duke filluar nga e enjtja. Partitë e opozitës gjithashtu anuluan takimet e planifikuara.

Është hera e dytë që parlamenti mbyllet, pas një mbylljeje më herët në muajin shkurt. Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut është rritur në 18,706./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!