Po sikur ndonjë të dalë pozitiv me COVID-19? Kjo shqetëson trajnerin e Italisë, Roberto Mancinin, në prag të EURO 2020. Pandemia vijon ende dhe infektimi i ndonjë futbollisti praktikisht do të ishte humbje e turneut më të madhe të kombëtareve në kontinent.
Mancini ka folur për Rai Sport dhe thekson se UEFA duhet ta mendojë që ta rritë numrin e lojtarëve që mund të ftojnë kombëtaret. Aktualisht me rregullore lejohen 23 lojtarë në lista dhe tekniku “Axurr” kërkon edhe disa lojtarë plus.
“Do të ishte ide e mirë që të rritej numri i lojtarëve në 25 ose 26. Ishte një sezon i vështire dhe kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë.
Nëse ndonjë do të dilte me COVID-19 do të jetë e vështirë të merren lojtarë të tjerë, pasi të gjithë do të jenë me pushime. Nëse UEFA merr një vendim të tillë personalisht do të isha pro”. Ka deklaruar Mancini. /abcnews.al